Policia nuk e hedh poshtë asnjë nga skenarët për sulmin e autobusit të Dortmund

Prokuroria publike e Dortmundit e heton letrën e cila është gjetur në afërsi të vendit ku dje ndodhën tre shpërthime, në të cilat pësoi autobusi i klubit gjerman Borusia Dortmund me ç’rast spanjolli Mark Bartra u lëndua lehtë.

Në incident është lënduar edhe polici, i cili duke e siguruar autobusin, ka vozitur para automjetit.

Sipas njohurive të para të policisë, shpërthimet ishin pjesë e sulmit të planifikuar, për të cilin tani për tani nuk bëhet i ditur motivi, ndërsa hetimi nuk hedh poshtë as një nga skenarët të cilët e përfshijnë edhe mundësinë që shpërthimet të jenë shkaktuar nga fishekzjarrët me mbushje më të fuqishme shpërthyese.

Policia e Dortmundit e cila paralajmëroi rritje të masave të sigurisë gjatë ndeshjes së mbrëmshme e cila u anulua nga tifozët e dy ekipeve kërkon të jenë të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë probleme shtesë për shërbimet e sigurimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button