Mot me vranësira, prej nesër rriten temperaturat

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe pak më ftohtë, vende-vende me periudha të shkurtëra të diellit, por edhe me reshje të përkohshme të shiut, ne pjesët malore reshje të borës, ndërsa në disa vende më të larta veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë të reshje të shiut dhe borës.

Më të rrëmbyeshme do të jenë reshjet veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe të natës veçmë të reshurat do të ndalen dhe vranësira do të zvogëlohet. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri në të mesme nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me periudha të shkurtëra të diellit, por edhe më të reshura të përkohshme të shiut. Në orët e mbrëmjes të reshurat do të ndalen dhe vranësira do të zvogëlohet. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët deri në të mesme nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në një gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë Celsius.

Në ditët e ardhshme do të mbisundojë kryesisht mot stabil dhe i thatë me rritje graduale të temperaturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button