Me shpesh se gratë…

Nuk ka më dyshime! Burrat tradhëtojnë me shumë se femrat në një lidhje.

Ky është rezultati i sondazhit më të ri që agjencia e lajmeve online ‘Balkanweb’ ka publikuar në panelin e saj. Referuar cështjes aq shumë të diskutuar në tryeza kafeneje, lajme, kronika rozë e të zezë, Tradhëtisë, janë përgjigjur shumë lexues të BalkanWeb. “Tradhëtia në cift, cili mendoni se e bën më shpesh?” dhe votat vërshuan që ditën e parë, ku gjatë gjithë kohës ka triumfuar opsioni, burri. Mbi 40 % votuan se mashkulli tradhëton më shpesh se femra, por dhe kjo e fundit nuk mbetet pas pasi, mbi 31 % e votuan gruan si tradhëtare. Gjithsesi ishte dhe një kategori që votuan opsionin, se dhe burrat dhe gratë tradhëtojnë njëlloj, dhe as më shumë njëri apo tjetri.

Rezultati i sondazhit

a) Burri 40.71%
b) Gruaja 31.89%
c) Njëlloj 27.41%
Totali Votave 4557

E pra të dashur burra. Dhe pse ndoshta keni votuar me shumicë në këtë sondazh duke dashur të ndryshoni rezultatin, nuk ia keni arritur. Mbase dhe shumë prej jush kanë votuar me sinqeritet tek pika e parë, sepse nuk mund të fshihet, mashkulli tradhëton me shpesh. Do thonë disa, po burrat me gra tradhëtojnë ndaj pse duhet bërë kjo pyetje? Kjo është e vërtetë, por mjerisht më e vërtetë është se më shpesh tradhëtinë e bëjnë meshkujt.

Po sot në këtë nënsondazh, kategori e re e shtuar së fundmi në BalkanWeb, është hapur një debat tjetër. Tema e re është numri i fëmijëve në familjet shqiptare. Është ky një debat tjetër ku shoqëria shqiptare reflekton herë pas here duke konsideruar disa se fëmijët duhen lindur sipas kushteve ekonomike financiare që disponon familja. Dhe BalkanWeb ju ofrojn mundësinë të votoni në sondazhin me temën “Planifikimi familjar. Si mendoni, cili është numri ideal i fëmijëve që duhet të ketë një cift shqiptar?” ku mund të zgjidhni një numër, kë mendoni ju se është i duhuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button