Thaçi: Lista e PDK-së për zgjedhje, pa kandidatë nën hetime!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se mund të jetë shkatërruese për Kosovën në rast se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vendos për themelimin e Tribunalit ose Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Prandaj, këshilla dhe rekomandimi im është të votohet në Kuvendin e Kosovës kjo gjykatë, në mënyrë që të funksionojë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi për Epoka e Re, duke shtuar se Kosova duhet të lirohet nga kjo barrë e padrejtë.

Duke folur për vendimet e fundit të Qeverisë, ai është zotuar se do t’i implementojë ato.

“Është për të ardhur keq se si një pjesë e opozitës ka dalë kundër rritjes së pagave”, thotë ai.

Kryetari i PDK-së është shprehur i bindur se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare do të jetë “e sigurt, e thellë dhe bindëse”.

“Në listën e PDK-së për deputetë nuk do të hyjë asnjë kandidat i cili është nën hetime për korrupsion apo krim të organizuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button