Liderët udhëzohen si të ‘mbrohen’ para gazetarëve për Tribunalin

Liderët e partive të premten janë takuar në Ambasadën Franceze me ambasadorët e vendeve të Quintit. Burime të gazetës Tribuna thonë se në këtë takim është biseduar rreth mënyrës se si duhet qasur trajtimit të themelimit dhe votimit të Gjykatës Speciale që do të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së sipas raportit të Dick Martyt.

Po ashtu në këtë takim liderët janë udhëzuar përmes një letre se si duhet mbrojtur para medieve në raport me pyetjet që mund t’i marrin lidhur me Gjykatës Speciale.

Një letër e tillë u është dhënë edhe të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare.

Në letrën të cilën e ka siguruar gazeta, ndër tjerash thuhet se “nëse shkëmbimi i letrave për EULEX-in nuk aprovohet nga Parlamenti para se të shpërbehet, raporti i Task Forcës Speciale për Hetime, pashmangshmërisht do të përfundojë në OKB, duke e larguar kështu vendimmarrjen nga duart e Kosovës dhe vendosur atë në duar të Rusisë”.

Pra, sipas kësaj letre, Kuvendi do të shpërbehet, e jo të rrëzohet Qeveria me mocion votëbesimi siç ka paralajmëruar LDK-ja nëse nuk respektohet marrëveshja Thaçi-Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button