Banka NLB: Mjetet e klientëve tanë janë të sigurta

Bordi Drejtues i Bankës NLB në lidhje me vjedhjen, sot informoi se mjetet e klientëve të tyre janë të sigurta pasi që janë marrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me informatat të cilat janë shpërndarë në opinion për hetimin për incidentin në Bankën NLB, ajo çfarë është më e sigurt të ju informojmë dhe të ju sigurojmë se të gjitha klientët tanë dhe kolegë të punësuar në bankën tonë janë të sigurt. Të gjitha mjetet e klientëve tanë absolutisht janë të sigurta dhe klientët nuk duhet aspak të jenë të shqetësuar. Banka i ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e aktiviteteve të rregullta”, deklaroi kryetari i Bordit Drejtues të Bankës NLB , Antonio Argir.

Ndryshe, një person është arrestuar në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur dje në bankën NLB. Personi është arrestuar në Stacionin e Policisë Kisella Vodë, mbrëmë rreth orës 19:00, ndërsa policia ka ndërmarrë masa për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rastit.

Nga MPB-ja informojnë se vjedhja është denoncuar dje rreth orës 16:58 minuta nga ana e drejtorit të Arkës të NLB banka.

Vjedhjen, sipas denoncimit e ka kryer B.S. (40), i punësuar në NLB banka, i cili nga arka e bankës në Shkup ka vjedhur dy milionë franga dhe 270 mijë euro dhe ka ikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button