Njihuni me smartphone-in e lirë Moto C

Motorola Mobility nxorri në treg dy smartphone-t e saj të rinj, Moto G5 dhe Moto G5 Plus, por sigurisht që ka dhe të tjera deri në fund të vitit, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Një i tillë që do të dalë së shpejti është Moto C, një pajijse që është publikuar në Kinë.

Sipas fotos, Moto C do të jetë në variante me tre ngjyra, e zezë, e kuqe dhe ngjyrë ari.  Ai nuk ka një skaner të gjurmëve të gishtave, por pritet të jetë një smartphone me një çmim mjaft të ulët, vetëm 100 dollarë.

Kamera e përparme do të ketë një flash LED, si shtesë e kameras së zakonshme, që gjithashtu ka flash LED. Telefoni do të ketë Android 7 Nougat, dhe një ekran 5 inç. Kjo është ajo që dihet për momentin për këtë pajisje. Gjithashtu bashkë me Moto C, më vonë gjatë vitit Motorola Mobility do të nxjerrë dhe Moto Z2, dhe Moto E4, por ndoshta jo në të njëtën kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button