Vidal i lënduar

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, i cili u largua nga loja në ndeshjen kundër Olympique Lyonit, thotë se po ka vështirësi në goditjen e topit ashtu siç duhet.

Kiliani u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Evropës ndaj Lyonit, të fituar nga Juventus, me rezultat 2:1.

U raportua se kiliani u zëvendësua në mënyrë që të pushoj për ndeshjen e së hënës kundër Udineses në Serie A, mirëpo, Vidal shpjegoi se është duke ndjerë dhimbje të vazhdueshme në gju.

“Kam dhimbje të mëdha në gju dhe kam vështirësi ta godas topin. Nuk dola nga loja për t’u pushuar”, tha ai për ‘Radio Cooperativa’, dhe vazhdoi duke thënë: “Në ndeshjen kundër Fiorentinas e zura gjurin keq. Më dhemb shumë dhe nuk mund ta jap më të mirën”, përfundoi mesfushori i ‘Zonjës së Vjetër’, Arturo Vidal.

Lajme të ngjashme

Back to top button