Turqia përfundon mbi gjysmën e barrierës kufitare me Sirinë

Ministria turke e Mbrojtjes, njoftoi të martën se ka përfunduar ndërtimin të mbi gjysmës së barierës përgjatë kufirit me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, janë ndërtuar 556 kilometra nga “projekti për sistem fizik të sigurisë”.

Turqia ndan me shtetin sirian, të përfshirë nga lufta, një vijë kufitare të gjatë 900 kilometra.

Ndërtimi i konstruktit të barrierës ndërkufitare është duke u kryer nga agjencia turke TOKI, ndërsa pasi të përfundojë i tërë projekti, gardhi do të jetë i gjatë 826 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button