Qëndrim Rijani sjell komedinë më të re “39 Hapat”(VIDEO)

Komedia “39 Hapat” e njohur për suksesin e saj në Broduej, vjen premierë në Shqipëri dhe Ballkan, njofton Portalb.mk.

Komedia në fjalë regjisori i të cilës është Qendrim Rijani për herë të parë do të shfaqet në Teatrin e Metropolit në Shqipëri, më 14 prill me fillim prej orës 20.00, kurse do të përsëritet çdo të enjte, premte, shtune dhe të diele deri në fund të muajit maj.

Porosia e kësaj komedie do të përcillet te publiku nëpërmjet aktorëve Neritan Liçaj, Jonida Vokshi, Florian Agalliu, Donald Shehu, Amri Hasanlliu dhe Mardit B Lleshi.

Më poshtë mund të shihni sekuenca nga komedia në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button