Aeroplani i zhdukur malajzian ndodhet në Afganistan, pasagjerët po mbahen peng?

Burime anonime thonë se aeroplani i zhdukur malajzian është rrëmbyer dhe ka ateruar në Afganistan. Siç raporton International Buisness Times, autoritetet ruse e kanë marrë këtë njoftim nga një gazetar rus.

Aeroplani i Malaysian Airlines, në fluturimin MH370, i cili më 8 mars është zhdukur me 239 udhëtarë, është rrëmbyer. Pilotët nuk janë fajtorë. Aeroplanin e kanë rrëmbyer terroristë të panjohur, kurse duhet që njërin nga ata e quajnë “Hitch”. Aeroplani ka ateruar në Afganistan, afër kufirit me Pakistanin, konfirmon burimi, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve, aeroplani ka ateruar në një rrugë afër një zone malore në Afganistan, kurse njëri krah i tij ishte shumë i dëmtuar. Thuhet se të gjithë pasagjerët janë të gjallë, por janë duke iu shpenzuar rezervat e ushqimeve. Të gjithë janë duke u mbajtur peng.

Informatën e ka dhënë korrespondenti i gazetës ruse “Moskovsky Kosomolets”.

Sipas këtij burimi, pasagjerët janë ndarë në shtatë grupe dhe jetojnë nëpër kasolle. Një grup prej 20 pasagjerësh, thuhet se është kontrabanduar në Pakistan.

Mirëpo, ky lajm nuk është konfirmuar as nga autoritetet malajziane as a ato kineze.

Lajme të ngjashme

Back to top button