Misovski: Veljanoski së bashku me Ivanovin janë duke përgatitur 24 Dhjetor të ri

“Të gjithë e kanë të qartë se kjo që e bëni është vetëm mbrojtje e kriminelëve të pushtetit dhe përpjekje që të shtyhet dhe të skadojë afati i mandatit të PSP-së, duke menduar se nuk do të ketë akuza të tjera”, tha deputeti i PRSD-së, Goran Misovski nga foltorja e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Sipas tij e gjithë kjo është një skenar i paramenduar i kryesuesit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov që të ketë 24 dhjetor të ri kur me forcë u  dëbuan gazetarët dhe deputetët.

“Kështu e kam ndjenjën, dhe mua ndjenja asnjëherë nuk më gënjen. Kot i keni qëllimet sepse edhe të mos ketë akuza të tjera këto tani janë të mjaftueshme për një numër të madh të personave të pushtetit të përgjigjen për kriminelët. Nuk mund ta pengoni formimin e Qeverisë së re”, tha Misovski.

Ndryshe, më 24 dhjetor të vitit 2012 ishte njëri prej grushteve më të mëdha mbi vlerat demokratike në Maqedoni. Deputetët e opozitës dhe gazetarët ishin të nxjerr me dhunë jashtë Parlamentit të Maqedonisë ku diskutohej për buxhetin e vitit 2013. Kjo ngjarje nxiti krizë politike në vend, në tejkalimin e të cilës u desh të ndërhynte Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button