Kasapi deri te Veljanoski: Lejoni që deputetët e VMRO-DPMNE-së të na maltretojnë

Deputetja e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi, kërkoi nga udhëheqësi i seancës konstituive në Parlament, Trajko Veljanovski, që seancë ta udhëheqë “ashtu siç duhet”, njofton Portalb.mk.

“Kjo seancë duhej që të jetë solemne, e qetë, e shkurtër, të zgjidhej kryetari dhe të mbarojë. Nuk keni të drejtë të jeni në vendin e kryetarit dhe të lejoni që deputetët e VMRO-DPMNE-së të na maltretojnë”, tha deputetja Kasapi.

Ajo kërkoi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të lejojnë të formohet Qeveria e re.

“U përpoqa të gjej fjalë të cilat do të preknin në kodin tuaj mental dhe të kuptoni se jeni opozitë”, thotë Kasapi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button