Fëmijët refugjatë janë të rrezikuar në Ballkan

Është vlerësuar se rreth 1300 fëmijë refugjatë dhe migrantë në Ballkan janë në rrezik ndaj shfrytëzimit, dhunës dhe trafikimit, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Kjo për shkak të politika gjithnjë e më kufizuese të kontrollit kufitar dhe reagimit joadekuat të sistemeve mbrojtëse sociale në shtete përgjatë rrugëve ballkanike.

Ky është përfundimi i raporteve të publikuara nga organizatat ndërkombëtare International Rescue Committe dhe Save the Children, të cilat punojnë për të ndihmuar refugjatët dhe migrantët.

“Sistemet e mbrojtjes sociale shpesh dështojnë për të identifikuar dhe për të mbrojtur këta fëmijë, në mesin e të cilëve ka vetëm 9 vjeçar që ikin nga lufta, kalojnë mijëra kilometra pa prind dhe pa kujdestar. Këta fëmijë janë shpesh të padukshëm dhe vendosen në kushte të papërshtatshme”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave.

Rreziqet për fëmijët që udhëtojnë në këtë mënyrë janë rritur më tej, një vit pas zbatimit të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për mbylljen e kufijve të rrugëve ballkanike. Për shkak të këtyre masave kufizuese, fëmijët mbeten në duart e trafikantëve, të cilët i shohin si rruga e vetme për të vazhduar rrugën.

Sipas raportit, fëmijët detyrohen të punojnë për këta trafikantë dhe kontrabandistë që të mund të vazhdojnë rrugën për ku edhe janë nisur.

Në këto rrethana fëmijët e lënë pas dore janë të ekspozuar ndaj stresit dhe rreziqeve tjera.

“Fëmijët kanë nevojë për mbështetje të plotë që të arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre. Mënyra që ata ta bëjnë këtë në Bashkimin Evropian është pothuajse inekzistente. Shumë fëmijë mbesin jashtë sistemit formal, dhe për këtë nuk marrin ndihmë nga organizatat humanitare dhe pastaj e gjejnë veten në shënjestër të trafikantëve nga të cilët manipulohen me kërcënime dhe shfrytëezim”, thote Jelene Besediq nga Save the Children.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se gjatë rrugës ata nuk kanë kurrfarë strehimi dhe janë të pashoqëruar. Shpesh ndodhë që ata duhet të vendosen në qendra me refugjatët që nuk dihet se a është banesë apo një qendër paraburgimi si në Bullgari po Hungari.

“Çdo fëmijë duhet të marrë gjithë ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme. Ne duhet të sigurohemi që qeveritë të bëjnë më shumë që këta fëmijë të jenë më të sigurtë. Bashkimi Evropian dhe shtete anëtare duhet të përmbushin detyrimet që kanë marrë përsipër, dhe tu përgjgijen në mënyrën adekuate nevojave të këtyre fëmijëve”, ka thënë Ashley Lovett nga IRC.

Mbi 13 organizata ndërkombëtare janë duke u marrë me trajtimin që u bëhet fëmjiëve refugjtë nëpër Evropë dhe Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button