Kanadaja e vendosur të legalizojë marijuanën

Qeveria e Kanadasë është e vendosur të miratojë një ligj të enjten me të cilin do të legalizohet marijuana, raporton Anadolu Agency (AA).

Narkotikët do ti nënshtrohen rregullave të ashpra, përfshirë minimumin e moshës 18 vjeçare për të blerë marijuanë, ndërsa maksimumi të cilin mund ta blejë një person është 30 gram, lajmëroi transmetuesi Publik i Kanadasë.

Qeveria kanadeze ka paraparë edhe kufirin prej katër rrënjëve të cilat do të mund ti mbjellë një familje.

Vitin e kaluar kabineti i kryeministrit Justin Trudeau, formoi një ‘task forcë’ e cila kreu studime të hollësishme mbi çështjen e legalizimit të marijuanës, nga i cili dolën mbi 80 rekomandime se si të shitet dhe distribuohet marijuana.

Synimi i qeverisë, siç shkruajnë mediat kanadeze, është të legalizojë marijuanën para 1 korrikut të vitit 2018, me çka do të përmbushej premtimi parazgjedhor për dekriminalizimin e përdorimit të drogës për qëllime personale, të cilin Trudeau e bëri në fushatën parazgjedhore në vitit 2015.

Në raportin e televizionit CTV News thuhet se secila nga 10 krahinat dhe 3 territoret e shtetit, do të vendos vet për mënyrën e distribuimit dhe për çmimin e marijuanës.

Legjislacioni përfshin edhe dënime për shitjen e marijuanës të miturve dhe për vozitje të makinës nën ndikimin e barit, për çka policia do të testojë shoferët përmes pështymës.

Qeveria tha se legalizimi i drogës do të largojë fitimin nga duart e krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button