Shekulli 21, por Gazibaba ka mbetur në mesjetë.. (Foto)

Banorët e lagjes Gazibabë në komunën e Çairit ankohen për rrugët me gropa të ngushta, të cilat dëmtojnë makinat dhe rrezikojnë jetën e vetë fëmijëve të kësaj lagjeje.

Ata dëshmojnë se shumë rrugë janë hapur për tu rregulluar kanalizimet, por tani më disa vite qëndrojnë ashtu vetëm të mbushura me dhe.

“Është e tmerrshme, rrugët janë hapur për tu rregulluar kanalizimi dhe tani më disa vite qëndrojnë ashtu të mbushura vetëm me dhe, gjë që krijon shumë baltë kur të bie shi. Është një pamje e bezdisshme për tu parë, e lëre më të jetohet në mes të këtyre rrugëve”, tha Enis Abedini, banor i kësaj lagjeje. 

Në këto foto shihen qartë rrugët e shkatërruara dhe të ngushta që janë të njëjta pothuajse në tërë lagjen.

“Fëmijë ka plot, tërë ditën luajnë para shtëpive kurse si janë rrugët e shkatërruara ata rrezikohen edhe nga makinat, pasi që edhe rruga është shumë e ngushtë dhe nuk ka vend për makina, por ja që ato kalojnë”, tha një banorë tjetër i kësaj lagjeje.

“Nuk ngjason me një rrugë të një lagjeje kryeqyteti, ngjason me një rrugë nga ato fshatrat e harruar që janë larg qyteteve. Nuk di çfarë të them, pamjet flasin vetë”, tha Burhan Ejupi, po ashtu banor i lagjes Gazibabë.

Ata thonë se pushteti i ka harruar, dhe as që i kushton rëndësi infrastrukturës së kësaj lagjeje, çdo ditë ballafaqohemi me probleme të shumta të cilat vetëm sa vinë e shtohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button