Koxias shprehu shqetësim për stabilitetin në Maqedoni

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias ka shprehur shqetësim për stabilitetin në Maqedoni, dhe deklaroi se “ situata jostabile në Shkup, në masë të madhe është si pasojë e mungesës së kulturës së kompromisit dhe konsensusit”, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij në ngjarjen e organizuar nga ana e Lëvizjes së Ideve dhe Aksioni PRATTO, me të cilën ai kryesoi, Koxias mbrëmë u adresua për shumë çështje. Në lidhje më Turqinë, ai tha se është “forcë nervoze” dhe që deklaratat me të cilat hidhen dyshime ndaj Marrëveshjes nga Lozana “ fshehin tendencë për revizion”.

Në lidhje me Shqipërinë, ai i përsëriti pesë kushtet të konfirmuara dhe të pranuara nga ana e BE-së, me qëllim që Tirana të merr datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

“Në botë ai i cili pretendon t’i humb koordinatat e veta dhe marshon drejt situatave kaotike, Evropa nuk i kupton ndryshimet, ose fakti se e ardhmja e BE-së varet nga stabiliteti në rajonin më të gjerë”, tha Koxias.

“BE nuk ka vizion dhe orientim. Ajo përgatitet të mbetet një lloj perandorie, si Roma e re dhe nuk mundet të përgjigjet në shumë kriza: financiare, krizën e borxhit, mungesën e institucioneve, rritjen e nacionalizmit, krizën e refugjateve, “Bregziti”, marrëdhëniet e saj me Turqinë. Dhe pjesa më e rëndësishme: BE përballet me krizë me menaxhimin e krizës”, theksoi shefi i diplomacisë greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button