Vangellovski do të vendos për paraburgimin e Koçanit, refuzohet kërkesa e PSP-së për largim

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski ngelet pjesë e Këshillit Gjyqësor, i cili do të vendos për paraburgimin e të dyshuarit, Sead Koçan. Kështu ka vendosur Gjykata Supreme, e cila në seancë të përgjithshme e shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për largimin e tij, për shkak të lidhjes së tij në “bombën” e opozitës, dhe i njëjti e hodhi poshtë, njofton Portalb.mk.

 

Përndryshe, më 30 mars, PSP dorëzoi kërkesë për largimin e Vangellovskit, për shkak “frikës rreth paanshmërisë së tij, pasi që dëgjohet në bisedat e publikuara me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”, në kohën duke qenë kryetar i Gjykatës Supreme”.

“Kjo bisedë vë në dyshim paanshmërinë e gjykatësit Vangellovski të veprojë sipas tipit të tillë të lëndëve, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesimi i tij i mëparshëm për zgjidhjen e problemit në drejtim të caktuar”, ka shkruar prokurorja Katica Janeva.

Vangellovski pasi është ulur në karrigen e kryetarit të Gjykatës Supreme, në një intervistë pranoi se zëri në bombën e publikuar është i tij, gjegjësisht biseda e tij me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievskin është e besueshme.

I pyetur për kumbarinë me Trajko Veljanovskin, Vangellovski pyetjes së gazetares i është përgjigjur: Mundet që edhe juve të ju bëhem kumbar nëse doni, me rëndësi është profesionalizmi.

Më poshtë mund ta dëgjoni bombën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button