Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi para qytetarëve të Çairit

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi para qytetarëve të Çairçankë të Shkupit, tha se si sonte asnjëherë nuk ka qenë i bindur në fitoren e PDSH-së. Ai e ka porositur Ali Ahmetin  që mos t’i frikësojë shqiptarët me largim nga puna.

“Shqiptarët nuk janë bujq dhe as pronarë të kopeve të dhenve. Shqiptarët nuk janë njerëz që duan të mbjellin vetëm kompira (patate), shqiptarët duan që të merren me shkencë dhe kulturë” tha sonte në Çairçankë të Shkupit, Thaçi.

Kandidati për president, Iljaz Halimi tha se si president do të mbrojë marrëdhëniet e fqinjësisë, zgjidhjen e problemit të emrit dhe buxhetit proporcional.

Lajme të ngjashme

Back to top button