Akademiku Starova do të dekorohet me Dekoratën e Legjionit të Nderit

Akademiku Luan Starova sot edhe zyrtarisht do ta marrë Dekoratën e Legjionit të Nderit. Në ceremoninë solemne në Rezidencën e ambasadës franceze në Shkup, Dekoratën do t’ia dorëzojë Kristian Timonie.

Presidenti i Republikës së Francës e dekoron akademikun dhe shkrimtarin Luan Starova me dekoratën e lartë nga radha e Oficerit të Legjionit të nderit. Ai është bartës edhe i dekoratës së lartë franceze Komandant i arteve dhe letërsisë nga viti 2000.

Këto dekorata të Starovës i ndahen për kontributin e tij të madh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës në periudhën kur ishte ambasador i parë i Republikës së Maqedonisë në Francë.

Starova shkaktoi vëmendje të veçantë në kulturën dhe letërsinë publike me fillimin e publikimit të “sagës letrare ballkanike” të tij te botuesi prestigjioz “Fajer” dhe të cilin kritika letrare franceze e radhit në rendin e romaneve të mëdha evropiane, sot i publikuar në rreth njëzet gjuhë në botë.

Akademiku Starova ka merita të veçanta në karrierën e tij shumëvjeçare universitare si profesor i letërsisë franceze dhe komparative dhe ka rëndësi të veçantë edhe në zbulimin e aspekteve të reja në marrëdhëniet midis shkrimtarit të madh francez Gijom Apoliner dhe poligrafit shqiptar Faik Konica. Për t’u shënuar janë edhe marrëdhëniet e tij shumëvjeçare me shkrimtarët e mëdhenj dhe mendimtarët e kohës tonë si Edgar Moren, Moris Droun, Rober male, Anri Meshonik, Andre Freno etj.

Starova është anëtar i Akademisë Evropiane, anëtar i rregullt i Akademisë së Maqedonisë të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Akademisë Mesdhetare nga Napoli, anëtar nderi i Akademisë Shqiptare të Shkencave, si dhe anëtar i shoqatës shkencore “Lajbnic” nga Berlini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button