VMRO DPMNE shkel rëndë rendin kushtetues ligjor të vendit

VMRO po shkel rëndë rendin kushtetues ligjor të vendit, duke ndaluar transferimin e qeverisë së re në mënyrë të qetë, ashtu siç është ligji. Deputetët e VMRO-së vazhdimisht krijojnë ngërç politik dhe assesi nuk duan ta lëshojnë pushtetin i cili tani më një kohë nuk u takon, komentojnë për Portalb.mk njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, vazhdon të mbajë të bllokuar procedurën e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit si dhe formimin e Qeverisë së re, edhe pse LSDM arriti të mbledhë 67 nënshkrime deputetësh të cilët përbëjnë shumicën Parlamentare.

Profesoresha universitare Besa Arifi në kolumnën e saj shkruan se nëse dikush ka ende dilema se çfarë është duke bë VMRO momentalisht, të sqarojmë se kjo parti po mundohet me çdo kusht të ndalojë transferimin e qetë të qeverisë, pas zgjedhjeve të cilat vetë kjo parti i quajti si demokratike.

“VMRO po shkel rëndë rendin kushtetues ligjor të vendit, duke ndaluar transferimin e qeverisë së re në mënyrë të qetë, ashtu siç është ligji, i cili sanksionohet sipas nenit 305 të K3RM. Ata që mundohen të arsyetojnë këtë sjellje të VMRO-së, të mos harrojnë që kjo nuk është sjellje normale sepse bëhet fjalë për vendosjen e vullnetit të 450 mijë banorëve mbi atë të 700 mijëve. Në demokraci sundon shumica dhe jo pakica në Parlament. VMRO edhe pse pakicë në Parlament deri më tani ka pasur sukses të vendos vullnetin e saj, nëpërmjet kërkesës dhe fitimit të postit të kryetarit në këtë Komision. Ai i cili arsyeton sjelljen e tillë të VMRO-së, ai gjithashtu arsyeton edhe familjen kriminale që qeverisi për 10 vite dhe tani kërkon amnestim për veprat penale. Nuk ka fakte më të fuqishme për veprat e kryera sesa ato që i dëgjuam në ‘bomba’ si dhe nga sjellja e deri tanishme e deputetëve të kësaj partie, të cilët kapen për replika dhe kundër replika”, sqaron Arifi.

Ajo shton se po ashtu nuk arrin të kupton sjelljen e shumicës parlamentare.

“Mirë tani ka apo nuk ka shumicë reale parlamentare? Në letër thuhet se ka, por në realitet shfaqen dyshime. Partitë shqiptare çfarë po bëjnë? A vendosën? Duan apo jo qeveri të re? A LSDM ku është? Ndonjëherë vetë deputetët e tyre i shohim që lëshojnë seancat parlamentare. Mendoj se shumica parlamentare duhet të punojë dhe të vendos kontroll dhe jo të mendohet se si të lëshojë seancën”, shtoi Arifi.

Edhe profesoresha universitare Mirjana Maleska vlerëson për Portalb.mk se është shkelur tejmase një nga rregullat themelore të sistemeve demokratike, që është transferimi i qetë i qeverisë pas zgjedhjeve .

“Këtu bëhet fjalë për obstruksion. Një nga rregullat themelore të sistemeve demokratike është transferimi i qetë i qeverisë pas zgjedhjeve, gjë që të ne është shkelur pa turp. Bëhet fjalë për njerës që janë nën dyshime se kanë kryer vepra penale dhe duan që të njejrat ti shlyejn pas hyrjes në qeveri, pasi që kjo gjë u mundëson njëfar mbrojtje. Ata nuk kurësejnë që të kërcënohet edhe me dhunë dhe trazira. Situata është e rrezikshme sepse me qëllim nxisin konflikt ndëretnik dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ti anashkalojmë qëllimet e tyre. Shpresë e vetme është ajo që ata po izolohen si në vend ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button