Tereza Mej dhe Donald Tramp konsiderojnë se mund ta bindin Rusinë që ta braktisë Bashar al-Asad

Kryeministrja britanike Tereza Mej dhe presidenti amerikan Donald Tramp mendojnë se është e mundur që ta bindin Moskën që ta ndërpresë mbështetjen e saj për regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, kuptohet pas bisedës telefonike midis dy liderëve perëndimorë, transmetuan mediat franceze.

“Kryeministrja dhe presidenti janë të njëzërit se ka mundësi që Rusia të bindet se aleanca e tyre me Asadin nuk është në interesin e tyre strategjik”, deklaroi zëdhënësja e Mejit.

Mej dhe Tramp përmes linjës telefonike kanë biseduar pas sulmit të supozuar kimik, i kryer nga regjimi sirian ndaj qytetit Han Shejhun, në të cilin jetën e humbën pothuajse 87 civilë.

Britania e Madhe shfaqi “mbështetje të plotë” për sulmin raketor amerikan nga e premtja ndaj bazës ushtarake “Shajrat” në provincën Homs, si përgjigje për sulmin kimik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button