Vrasja e binjakëve trevjeçarë, konsulli i nderit të Maqedonisë në Spanjë ka tentuar të vetëvritet

Konsulli i nderit të Maqedonisë në Spanjë, Mario Deus, i cili është i dyshuar për vrasjen e dy binjakëve të tij trevjeçar, nuk është paraqitur në GJykatë dje në Kejp Taun, Afrikë Jugore, pasi që ka qenë në Spital, si pasojë e lëndimeve të rënda në bark pas përpjekjes për t’u vetëvrare në qelinë e burgut, shkruajnë mediat lokale, njofton Portalb.mk.

Përpara Gjykatës, avokati i tij, Vilijam But, konfirmoi se Deus është i lënduar, por nuk e ka komentuar përpjekjen për vetëvrasje, transmetoi portali jugoafrikan “Njuz24”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dje kumtoi se përmes Ambasadës në Madrid është kërkuar verifikim i informacioneve të publikuara në mediat spanjolle për arrestimin e mundshëm të konsullit të nderit të RM në Barcelonë, Mario Deus, i akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve minorenë, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Mbretërinë së Spanjës.

“Pas marrjes së informacioneve do të shqyrtohen opsionet për marrjen, respektivisht mbajtjen e statusit të tij konsull nderi të RM-së në Mbretërinë e Spanjës”, informojnë nga MPB.

Mario Deus, konsull nderi i Maqedonisë në Barcelonë, i cili është shtetas i Spanjës, është arrestuar në Afrikën Jugore, për shkak të dyshimit për vrasjen e dy binjakëve të tij trevjeçar.

Sipas hollësive nga policia jugoafrikane, trupat e binjakëve, vajzë dhe djalë i ka gjetur nëna a tyre J.E, e cila është shtetas e Zvicrës në rezidencën veriore të Seus në Houng Bej, afër Kejp Taun. Kur ajo ka ardhur në vilë, Deus ka hyrë në automjetin e saj dhe ka ikur, ndërsa më vonë është arrestuar në Kejptaun.
Siç transmetojnë el pais dhe Europa pres, hetimi akoma nuk e ka komunikuar motivin për këtë krim, ndërsa nuk janë sqaruar as rrethanat nën të cilat është kryer.

Konsull nderi është shtetas i një vendi që caktohet nga një shtet tjetër, në këtë rast nga Maqedoni që të kryejë për të disa funksione konsullore si detyrë nderi e pa shpërblim.

Konsullët e nderit zakonisht janë biznesmenë të suksesshëm. Ata e përfaqësojnë vendin, në këtë rast Maqedoninë, atje ku ajo ka përfaqësim të vogël ose ndikim, por ka kontakte të mira me autoritetet dhe biznesmenët e vendit që e kryejnë funksionin.

Këtë informatë mediat spanjolle e kanë publikuar gjatë vikendit, por tani për tani nuk ka kurrfarë kumtese nga Ministria e Punëve të jashtme. Në internet faqen e MPJ-së, për Mario Sezar Deus shkruan se është konsull nderi i Maqedonisë në Barcelonë dhe është emëruar më 6 dhjetor të vitit 2012.

Deus është stomatolog i njohur në Barcelonë, ndërkaq emri i tij figuron edhe si drejtor i një ndërmarrjes private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button