Aeroplani i Kaçinskit ka shpërthyer nga eksplozivi

Komisioni i Qeverisë polake kumtoi se aeroplani, që para shtatë viteve u rrëzua dhe ku vdiq presidenti polak dhe edhe 95 udhëtarë, me siguri është shkatërruar në ajër kur ka ardhur deri në detonimin e shpërthimit.

“Shumë gjëra tregojnë se aeroplani ka shpërthyer, më 10 prill të vitit 2010. Në bazë të rezultatit mund të themi se arsyeja për shpërthimin është mbushja termobarike e mjetit shpërthyes”, theksohet në kumtesën e Komisionit, transmetojnë mediat britanike.

Komisioni i ri dje i prezantoi rezultatet paraprake në përvjetorin e shtatë nga katastrofa në Rusinë perëndimore në të cilën e humbën jetën presidenti i Polonisë Leh Kaçinksi me bashkëshorten dhe edhe 95 persona nga të cilët shumica ishin politikanë.

Komisioni i ri, të cilin e përbëjnë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Maçereviç, tha se aeroplani ka shpërthyer dhe është shkatërruar disa minuta para aterrimit.

Në supozimet paraprake, si fajtor për rrëzimin e aeroplanit janë theksuar kontrollorët rusë të fluturakes, të cilët gjoja qëllimisht i kanë dhënë udhëzime të gabueshme pilotit.

Komisioni paraprak, për rrëzimin e akuzoi pilotin polak dhe kontrollorët rusë të fluturakes, ndërsa raportuesit rusë fajin ia lënë polakëve.

Hetimi fillimisht tregoi se për aksidentin arsyeja ishte ajo që një nga krahët e aeroplanit është përplasur në dru në afërsi të pistës.

Mediat franceze theksojnë se hulumtuesit e rinj, konkludimet e tyre të reja i bazojnë në analizat e bisedës midis pilotit të aeroplanit dhe kontrolluesve rusë për komunikacion ajror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button