A është koha për planin B, Zaev apo jo!

Nga 11 dhjetori i  vitit të kaluar,  Maqedonia ende  s`ka Parlament të konstituuar dhe qeveri të emëruara nga deputetët e zgjedhur të  popullit. Njëkohësisht, vazhdon vërtetë të humbet kuptimi për  çdo gjë, që ka të bëjë me shtetbërjen  e cila ja tani 4 muaj, po merr përmasa të një shteti  pa shtet !

Deri sa kemi një Shtet pa institucione shtetërore dhe President pa shtet, atëherë shtrohet pyetja vallë a duhet të  shkohet rreth planit B, apo jo !? Por problemi qëndron se a kemi politikan të tipit të tillë,që unë personalisht  jam I prirur ti quaj “Ogiç”. Opinioni I gjërë, është thellë i indinjuar nga thirjet e Gruevskit dhe klikës së tij për luftënxitje dhe urrejtje,sidomos ndaj shqiptarëve.

Për derisa vazhdojnë protestat e VMRO-DPMNE-së, të cilat tregojnë qartë se nuk duan ta ndajnë shtetin me shqiptarët – atëherë pse mos të mendohet edhe për planin B dhe le tu bëhet gjithnjë e më qartë ,hajdutëve,se Maqedonia ndryshe   s`mundet, është e pamundur  të ekzistojë pa shqiptarët ! Këte e thonë si : analistët vendorë poashtu edhe të huajtë,ndërkombëtarët ashtu edhe intelektualët vendorë qofshin shqiptarë ose maqedonas Pra  bëhet gjithnjë e më e qartë se ky shtet  është I yni edhe pse mendojnë disa demagog, e matrapaz se është vetëm I tyre.

Pasi që Maqedonia mundet të funksionojë edhe pa institucionet shtetërore, çdo gjë mbetet e njëjtë atëherë pse  qytetarët duhet ti paguajmë këtij shteti haraçin.Pse po luhet me ndjenjat e qytetarëve.Pse nuk funksionojnë organet shtetërore !!?… Bile edhe kanosen me paramilitarë…

Duke filluar nga  qarqet maqedonase, e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, e që është vënë në mbrojtje të shtetit, me pretekst se pengesë na qenka “ Platforma e Tiranës”, duke haruar se e njejta deklaratë ,apo  platformë ka qenë në duartë e VMRO-së,përafërsisht një muaj. Janë vetëm një farsë, ushqim  nacionalist  I atij grupi maqedonas, ku  qëllimi kryesor i organizatorëve të këtyre protestave është mbetja me çdo kusht edhe më tej në pushtet  VMRO-DPMNE. Vetëm e vetëm të shpëtojnë nga hetimet dhe dënimet  e udhëheqësve të kësaj partie, drejtues të deritanishëm të Qeverisë dhe pushtetit, të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për krime të rënda gjatë qeverisjes së tyre 14 vjeçare në Maqedoni.Duke u arsyetuar vazhdimisht,se gjoja për të këqijat që i ndodhin Maqedonisë,vijnë kryekëputë nga shqiptarët.Vërtetë apsurde dhe qesharake,por pse jo edhe brengosëse…

Shqiptarët tani kanë deklaratën e përbashkët,të cilës duhet ti mbahen dhe mos ti kalojnë vijat e kuqe .Siç thot populli: “Zogu ka dal nga lëvozhga” dhe nuk futet  prap nga ka dalë. Ajo duhet mbrojtur me çdo kusht,si do që të jetë çmimi. Delaratë reale,burrimore,e kahmotshme e jona.

Dekriminalizimi i shoqërisë, bëhet përmes drejtësisë, edhe pse po duket qartë se drejtësinë nuk e duan  hajdutët e VMRO-së,pse jo edhe disa të BDI-së, andaj po krijojnë lojëra të ndyta politike.

Si do që të jetë, mos harrojmë,për momentin topi është në duartë e LSDM-së.Kjo parti  si lokomotivë kryesore për të tërhequr vagonat tjerë,duhet të jetë më serioze,dhe të vazhdon me planin B, e jo të pret që kompirin e nxehtë tua len në dorë shqiptarëve.Me që I ka marrë mandatet për formimin e Qeverisë,  nga subjektet politike shqiptare atëherë çka po pret,duhet të fillon me punë e jo të dëgjon broçkat e Veljanovskit në Parlament.Nëse e lypë nevoja edhe zhag ti largojnë nga kolltuku,siç i hiqnin zhag dikur , ata të VMRO-së,vallë mos keni haruar,apo  vallë mos doni kete ta bëjnë shqiptarët!?…

Zaevi po luan me dy par letra , këte po e sheh gjithkush edhe femijët e djepit.Pasi që e muarët mandatin,çka po pritni z.Zaev  vazhdo ta formosh Qeverin,kështu tu sugjërua edhe nga faktori ndërkombëtarë,formo Qeverinë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button