Raporti i Dick Martyt që i hapi rrugë Gjykatës për krimet e supozuara të UÇK’së

E tëra pati filluar në fund të vitit 2010, kur e përditshmja The Guardian solli një version të shkurtër, me rrëfimin për Raportin e Dick Martyt e në të cilin Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, por edhe bashkëpunëtorë të tij akuzohen, mes tjerash edhe për trafikim organesh.
Ky fakt bëri bujë dhe tronditi opinionin shqiptar por edhe atë botëror. Pak media në atë kohë, patën marrë mundin që ta botonin variantin e plotë të tij i cili më pas edhe u aprovua në Këshillin e Europës dhe me këtë edhe solli hetimet të cilat tashti Kosovës po i sjellin edhe Gjykatën Speciale për Krime të Luftës.

DitaPress ka vendosur që lexuesit të saj dhe opinionit të gjerë t’ia sjellë këtë raport të plotë në version të përkthyer nga anglishtja në shqip. E shohim të arsyeshme ta bëjmë këtë qoftë për të ndalur spekulimet se kush kur do të akuzohet ashtu edhe për të parë se sa përnjëmend janë të vërteta angazhimet mediale dhe politike të diplomatëve perëndimorë në Kosovë për Gjyqin Special kur thonë që aktakuzat do ngriten në bazë të këtij teksti i cili mëpas qe aprovuar si rezolutë në Këshillin e Europës.

Përkundër kritikave ndaj raportit në fjalë sidomos për shkak të dëmit në imazhin e shqiptarëve që nga ajo kohë e deri më sot, duhet shikuar, sidomos tash, në çfarë bazohen hetimet e Prokurorit Amerikan Williamson i cili pasi Kuvendi i Kosovës ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës pritet edhe të veprojë konkretisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button