Ekipet shqiptare kërkojnë fitore të reja

Skuadrat e Ligës së Dytë vazhdojnë garat ditën e shtunë, kur do të luajnë ndeshjet e xhiros së 23-të, ndërsa si derbi duel është veçuar takimi në mes dy ekipeve lidere, Teteksi – Sileksi. 

Ekipet shqiptare kushtimisht thënë do të kenë kundërshtarë të lehtë, në përjashtim të skuadrës së Vrapçishtes e cila do të luajë kundër Borecit, e cila skuadër pothuajse ka humbur edhe shanset teorike për të siguruar pozitë që do ti garantonte balotazhin. Drita nuk duhet të ketë asnjë problem kur në Bogovinë do të vijë ekipi i 11 Oktomvri, Zajazi do të ketë detyre pak sa më të vështirë, pasi luan përballë Tiverijës, ndërsa Rrufeja nga Miletina ende nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë garat apo jo.

Skuadra e Shkupi që kishte një nisje shumë të mirë të sezonit pranveror, ka shijuar disfatën e parë dhe atë falë një gabimi të mbrojtjes, pasi që lojën që tregoi edhe ndaj Vrapçishtit meritoi së paku barazimin. Për të shtunën futbollistët e Shkupit shpresojnë ti kthehen fitoreve kur përballë do të kenë një ekip të papërshtatshme, sikurse është Novaci.
Në këtë ndeshje Shkupi do të luajë pa portierin dhe kapitenin Suat Zendeli, ndërsa në portë zëvendësues i tij do të jetë i talentuari Krenar Ramadani. 

“Sa i përket lojës së shtunë ku kësaj here përball do të kemi ekipin e Novacit, besoj që do të jetë një lojë  e mirë, mirëpo synimi ynë kryesor është që ti arkëtojmë tri pikë të reja. 
Ne jemi skuadër ku në çdo ndeshje luajmë për fitore dhe detyra jonë është të jemi sa më lartë në renditjen tabelare. Ky është një rast i mirë edhe për mua si portier, që tani me mungesën ë kapitenit Zendeli, më është dhënë rasti që të shfaq kualitet e mia edhe njëkohësisht të fitoj besim edhe te trajneri kryesor me një paraqitje të mirë. Kuptohet do jetë një përgjegjësi për mua, sepse më duhet të zëvendësoj Suat Zendelin në mënyrën më të mirë. Unë kam një bashkëpunim të mrekullueshëm me Suat Zendelin, ku në çdo stërvitje mundohem të mësoj nga ai, por njëkohësisht edhe nga trajneri Bllagoja”, ka thënë portieri perspektiv i FC Shkupi, Krenar Ramadani. 

Dyshet e xhiros së 23-të, Ligës së Dytë: Lokomotiva – Rrufeja, Skopje – Miravci, Drita – 11 Oktomvri, Zajazi – Tiverija, Boreci – Vrapçishte, Shkupi – Novaci, Pobeda Junior – Maxhari, Teteksi – Sileksi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button