Parlamenti turk lëshon deklaratë kundër dënimeve me vdekje në Egjipt

Parlamenti turk lëshoi ??një deklaratë dje duke i kërkuar qeverisë së mbështetur nga ushtria në Egjipt të ndalojë dënimet masive me vdekje kundër qindra përkrahësve të Vëllazërisë Muslimane.

Deklarata është nënshkruar nga Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), opozita kryesore, Partia Republikane Popullore (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Partia për Paqe dhe Demokraci (BDP ), duke i bërë thirrje autoriteteve egjiptiane për të korrigjuar të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i AKP, Dag Hamza tha se dënimet ishin thjesht politike, me qëllim të frikësimit të blloqeve kundër grusht shtetit në Egjipt dhe përbëjnë një njollë në ndërgjegjen e njerëzimit, duke treguar për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut që janë kryer pas grusht shtetit në Egjipt.

Përfaqësuesi i Partisë Paqe dhe Demokraci, Murat Bozlak, akuzoi gjykatat egjiptiane se po veprojnë si organe politike që nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë, moralin, të drejtat e njeriut apo ligjin.

Më 24 mars, 529 persona u dënuan me vdekje në Egjipt lidhur me një vrasje të një polici, gjatë një sulmi nga persona të paidentifikuar në një stacion policie. Të paktën 600 përkrahës të Mursit janë aktualisht në gjyq për akuza të ngjashme./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button