Deputetët debatojnë për PSP-në në vend se për Komisionin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në vend se të debaton për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ai diskutoi për Prokurorine Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Ai tha se nëse anëtarët e VMRO-DPMNE-së do të flisnin kundër udhëheqësisë së LSDM-sl, do të kërkoheshin nga PSP-ja.

“Nëse Trakjo Veljanoski nuk e shkel Rregulloren siç i konvenon LSDM-së, do të ftohet nga PSP-ja. Nëse Ivanov nuk e jep mandatin, do t’i hapet procedurë parahetimore nga PSP dhe ashtu me radhë”, tha Milloshoski.

Por ndaj tij ka reaguar deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska duke thënë se ai është në “bombat” prandaj është nervozuar dhe kundërshton.

“PSP-ja ka qenë dhimbja, këtu është arsyeja e bllokimit të Kuvendit dhe izolimit të Maqedonisë”, tha Sheqerinska.

 

LEXO: Shilegov: Jeta nuk mbaron me rënien e Gruevskit

LEXO: Opozita kërkon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Veljanoski refuzon

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button