Shqiptarët vendosin për fatin e Gruevskit, me Stevon..

Dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, shqiptarët janë lënë në një huti të madhe. Derisa njëra parti, BDI thërret në bojkot, tjetra del me kandidat të vetin, PDSH me Iljaz Halimin, ndërsa RDK thotë bëni ç’të doni. 

Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? 

Portalb kontaktoi analistët vendor të cilët thonë se as bojkoti e as vota për Halimin nuk është në dobi të tyre, por vota për kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Stevo Pendarovski. Me këtë, shprehen ata, shqiptarët për herë të parë në historinë e Maqedonisë, do të bëhen faktor kyç për ta rrëzuar politikën populiste të VMRO-DPMNE-së të udhëhequr nga Nikolla Gruevski.
“Shqiptarët sikur tepër respekt kanë për nacionalizmin e Gruevskit, që është gabim kardinal.” thotë Mersel Bilalli.

“Shqiptarët vetëm për disa ditë do të mund ta rrëzojnë nacionalizmin e Gruevskit. Por si duket nuk ka vullnet, ndërsa njëra parti shqiptare haptas punon për VMRO-në. Nëse shqiptarët që në raundin e parë e votojnë Stevo Pendarovskin i cili është pa asnjë ngarkesë nacionaliste do të arrijnë dy qëllime strategjike që do ti faktorizojnë ata në të ardhmen. Së pari: do ta rikthejnë krenarinë që ua ka ulur Gruevski. Së dyti, dukshëm do të faktorizohen politikisht” thotë për Portalb, Bilalli.

Sipas Ismet Ramadanit, nëse shqiptarët do të kishin votuar të lirë, drejtë, ata do të votonin pa dyshim Pendarovskin.

“Jam i mendimit se po të ishin këto zgjedhje të lira dhe të drejta, të gjithë qytetarët shqiptarë do të ia jepnin votën Pendarovskit”, shprehet për Portalb, Ramadani.

Sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm dhe të mençur, ata që nuk janë të varur nga partitë politike do të votojnë Pendarovskin, pasi që ai simpatinë e popullit e fitoi me fushatën e tij, “pikëpamjet e tij sa i përket popujve që jetojnë në Maqedoni si dhe për integrimet evropiane”, shtoi Ramadani.

Për Bilallin, Gruevski është një ‘luan prej letre i cili nuk ka dhëmbë’ dhe të lejosh që një person si ai të të bëhet patron, domethënë ta nënçmosh popullin tënd. 

“Nëse tani nuk ia japim leksionin e duhur Gruevskit, frikësohem se ai thellë do të na mbjellë kompleksin e inferioritetit dhe nënshtrimit. Me votën e vetë çdo shqiptar mund ta dënojë atë. Raundi i parë në favor të opozitës do të kthejë qindra vota kundër kandidatit të VMRO dhe në raundin e dytë jo vetëm që do të fitonte Stevo Pendarovski por çka është me rëndësi do të mposhtej Gruevski në zgjedhjet parlamentare” tha për Portalb, Bilalli.

Ramadani: Jam shqiptar e do votoj Stevon që në rrethin e parë!

Publicisti Ramadani Ramadani në kolumnën e tij thotë se nuk është budalla mos votojë. 

“Lexuesit ndoshta e mbajnë mend se unë isha një nga të rrallët që e mbështeti idenë për president konsensual. Por, konsensualiteti nuk mbin si bari dhe duhej të bëhet ndryshe. Kështu që, tani as unë e as votuesit nuk i kanë borxh bojkot BDI-së, që ajo me këtë të nxirret nga bojkoti i idesë tyre, e të cilën ua bëri ortaku i tyre në pushtet: DPMNE-ja. Atë që partia e lidhi, partia le ta zgjidhë, këtu qytetarëve ju ka ardhur në kut. Ali Ahmeti nuk duhet të ushtrojë shtypje ndaj votuesve që të mos votojnë në zgjedhjen e tyre për president. Bile, bile nëse BDI bën shtypje në rrethin e parë për të tillë diçka, do harxhon nga hatri i vet për në rrethin e dytë, për parlamentaret, atëherë kur mu vota për ta do jetë gjithçka.
Shpjegimi i tretë është për partinë “time” të dytë: PDSH. President Shqiptar, Maqedonia do të ketë shpejtë, por ajo nuk bëhet në këtë mënyrë, me pishman dhe futje në garë pas “Sushiko” ose me “Interpromet” hesape. Dhe jo me kësi tipi lokal, nga ata që në shumë deklarata kanë shfaqur se as që nuk duan të dinë se ku është qendra e vërtetë. As e Shkupit, as e Tetovës, e as e ndonjë qyteti ose fshati tjetër në Maqedoni. President i Maqedonisë do të jetë ai që e njeh të tërën, e jo dikush që ia lejon vetes që në mes të zgjedhjeve të përjashton edhe një fitimtar siç është Zijadin Sela.Për këtë shkak, të gjithëve drejtpërdrejtë dhe shkurtë u them: “nuk jam budalla të mos votoj”, dhe “faleminderit, kësmet herën tjetër”, tani Stevo Pendarovski është kandidati im i zgjedhur.” shkruan Ramadani.

Lexo kolumnën e plotë: Jam shqiptar e do votoj Stevon që në rrethin e parë! /Poralb

Lajme të ngjashme

Back to top button