Popullata japoneze do të pakësohet për 30 për qind deri në vitin 2065

Popullata japoneze do të pakësohet për 30,7 për qind në 50 vitet e ardhshme, theksohet në raportin e publikuar sot të Qeverisë në Tokio.

Popullata pritet të pakësohet deri në 88,08 milionë njerëz deri në vitin 2065 nga 127 milionë sa kanë qenë në vitin 2015, shtohet në raport.

Qytetarë të moshës mbi 65 vjet pritet të jenë 38,4 për qind nga popullata e përgjithshme në vitin 2065, në krahasim me 26,6 për qind në vitin 2015.

Populllata në Japoni do të pakësohet nën 100 milionë në vitin 2053 krahasuar me raportin paraprak ku ishte shënuar viti 2048.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button