Ndal për gjuhën e urrejtjes e cila nxit likuidim të pjesëmarrësve në Debat televiziv!

“Fronti për lirinë e të shprehurit” e dënon në mënyrë të ashpër gjuhën e urrejtjes e cila nxit likuidim të pjesëmarrësve në Debat televiziv. Gjuha e urrejtjes e cila nxit dhunë nuk ka asgjë të përbashkët me të drejtën për liri të të shprehurit. “Fronti për liri të të shprehurit” e dënon në mënyrë të ashpër gjuhën e urrejtjes nga ana e gazetarit Milenko Nedellkovski, e cila u publikua jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në portalin “Dudinka”: 

“Erdhi koha për plumb në ballë. Nuk ka ilaç tjetër. Patjetër ta pastrojmë fundërinën.” (me link deri te emisioni debativ “24 studio” të datës 09.04.2014, ku morën pjesë tre kolumnistë). 

“Fronti për liri të të shprehurit” përkujton se gjuha e këtillë e urrejtjes nuk ka asgjë të përbashkët me etikën gazetareske dhe se obligim etik i gazetarëve nuk është vetëm të distancohen nga gjuha e urrejtjes, por edhe publikisht ta dënojnë atë. Prandaj, “Fronti për lirinë e të shprehurit” i fton të gjitha shoqatat e gazetarëve dhe shoqatat për të drejtat e njeriut që publikisht ta dënojnë këtë sulm të dhunshëm ndaj pjesëmarrësve në debat, që paraqet edhe sulm mbi lirinë e të shprehurit si themel i demokracisë. 

Fronti për lirinë e të shprehurit (sloboda.kauza.mk) është platformë e gjerë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilat funksionojnë si rrjet joformal me qëllim të përbashkët – ruajtjen dhe avancimin e të drejtave themelore të njeriut – lirinë e të shprehurit në Republikën e Maqedonisë, por edhe anembanë botës.

Frontin e përbëjnë këto organizata qytetare: Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në RM, Qendra për zhvillimin e mediave, fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, Civil – Qendra për liri, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM), OJQ Infoqendra, Koalicioni “Të drejtat shëndetësore dhe seksuale të grupeve të margjinalizuara” – Shkup, Qendra maqedonase për arsim evropian (QMAO), “Javnost” – Qendra për politika të reja dhe liri të mediumeve, “Jadro” – Asociacioni për skenë të pavarur kulturore, Shoqata qytetare Kontrapunkt.

Burimi: ????? ?? ??????? ?? ?????????? „???? ?? ??????? ?? ?????? ??? ?????????? ??????????? ?? ???????? ?? ?? ??????!“ 11 prill 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button