Peticion për njohjen e lejes së vozitjes së Maqedonisë në Gjermani

Një grup i qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani kanë marrë iniciativë me të cilën kërkojnë nga autoritetet gjermane të njohin lejen e vozitjes së Maqedonisë, e cila në këtë vend akoma nuk vlen dhe paraqet problem të madh për kurbetçarët e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani kanë hapur peticion-interneti, për të cilën është e nevojshme të mblidhen 50 mijë nënshkrime që ky peticion të jetë i suksesshëm.

“Konsiderojmë se është e panevojshme të kërkohet nga personat të cilët kanë gjashtë muaj përvojë me menaxhimin e mjeteve motorike në Gjermani dhe të cilët posedojnë leje valide për vozitje, që përsëri duhet të japin provim në Gjermani. Domosdoshmëria e vozitësve të Maqedonisë që përsëri ta kalojnë provimin e lejes për vozitje është harxhim shtesë si dhe humbje kohe, por para se gjithash, pengesë në përfundimin e punëve dhe obligimeve të përditshme në lidhje me transportin”, deklarojnë iniciatorët e kërkesës.

Kërkesa është e hapur me 7 prill, ndërsa mund të nënshkruhet deri me 4 maj.

Në bazë të Konventës së Vienës për komunikacion rrugor prej vitit 1968, njohja e ndërsjelltë e lejeve të vozitjes (B kategori) në Maqedoni është e miratuar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgari, Kroaci, Romani, Slloveni, Belgjikë dhe Austri.

Në linkun në vijim mund ta shihni peticionin e iniciatorëve në gjuhën gjermane: https://www.openpetition.de/petition/online/initiative-fuer-anerkennung-der-in-mazedonien-ausgestellten-fuehrerscheine-seitens-der-bundesrepubli 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button