RDK: Tani është rasti për ta nxjerrë jashtë loje Ramiz Merkon

Në fshatin Dollogozhdë, RDK bëri promovimin e kandidatëve për deputet në njësinë zgjedhore numër 5.

Në fjalën e tij Nënkryetari i RDK-së, Dika, potencoi se partia sot është në një situatë shumë më të mirë së para 3 vitesh dhe se janë gjasat reale që ajo të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 27 prillit. 

“RDK-ja ka kandiduar si bartës liste në njësinë 2 Xhezair Shaqirin, Komandant Hoxhën, në shenjë respekti dhe vlerësimi të atyre që bënë luftën e vitit 2001 dhe sakrifikuan shumë për idealet e saj, ashtu si edhe Nuri Mazari, Komandant Struga, nga Dollogozhda. Fatkeqësisht idealet e kësaj lufte u tradhtuan nga ata që erdhën më pas në pushtet dhe interesat e  popullit shqiptar i shkëmbyen me përfitime dhe mbushje xhepash për vete”, tha Dika.

Nënkryetari Dika theksoi se ndryshe nga tre vite më parë, tani në njësinë 5 përballë listës së të korruptuarve të BDI-së garon vetëm lista me figura të pastra e RDK-së. Si rregull deputeti i dytë i BDI-së në njësinë pesë ka shkuar me shumë vështirësi, prandaj janë gjasat reale që Struga dhe vet Dega e BDI-së në Strugë ta nxjerrin jashtë loje me votën e 27 prillit Ramiz Merkon, të keqen e madhe që kanë brenda vetes. 

Në fjalën e tij bartësi i listës së RDK-së për njësinë 5, Avokati Demiri numëroi një varg dështimesh skandaloze dhe keqpërdorimesh të bëra nga Ramiz Merko gjatë tetë vitesh të qeverisjes së tij me komunën e Strugës. Ai përmendi çështjen e ujësjellësit të fshatit Llabunisht, një investim i mbetur përgjysmë që kushton më pak se shpenzimet e bëra për dreka e darka. 

“Kanalizimi i premtuar deri në fshatin Dollogozhd dhe i deklaruar si i përfunduar, ndërkohë që ai ka mbetur në gjysmë, arave të fshatrave të zonës , ishte edhe një shembull tjetër i rëndë i dështimeve të njerëzve që tani kërkojnë të bëhen deputetë me votat e popullit. Këto zgjedhje janë rasti që Struga dhe vet dega e BDI-së në Strugë të pastrohen duke e larguar nga skena politike Ramiz Merkon, si shkaktari i shkatërrimit të Strugës në tetë vitet e kaluara. Nëse kjo nuk bëhet me 27 prill ky person do vazhdojë ta mbajë peng dhe ta dëmtoj Strugën edhe më tej”, tha Demiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button