Tetë të vrarë pas përleshjeve në Kashmir

Tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në Kashmir, transmeton Klan Kosova.

Forcat paramilitare kanë gjuajtur me plumba dhe fishekë njerëzve që protestonin në Srinagar të dielën.

Kashmiri, vendi me shumicë myslimane ka mosmarrëveshje territoriale prej dekadash ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.

India akuzon Pakistanin për mbështetjen e ndjenjave separatiste në Kashmir, por Islamabadi e mohon këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button