Drejtori i Spotify, një nga viktimat e Stokholmit

Bevington, 41 vjeçar, ishte drejtor në shërbimin muzikor dhe me origjinë ishte nga Britania, por që jetonte bashkë me familjen e tij në Stokholm, përcjell Klan Kosova.

Chris Bevington, ekzekutivi i platformës muzikore Spotify është konfirmuar si një nga viktimat e sulmit të së premtes në Stokholm.

Bevington, 41 vjeçar, ishte drejtor në shërbimin muzikor dhe me origjinë ishte nga Britania, por që jetonte bashkë me familjen e tij në Stokholm.

Shefi ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek, e ka nderuar Bevingtonin në një deklaratë.

“I shokuar dhe me zemër të rënduar mund ta konfirmoj se Chris Bevington nga ekipi ynë i Spotify e ka humbur jetën në sulmin e pakuptimtë të së premtes në Stokholm”, fillonte deklarata e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button