Indonezia thirrje OKB-së për zgjidhjen e krizës në Siri

Indonezia i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që të zgjidhë krizën e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, Arrmanatha Nasir, i ka bërë thirrje OKB-së që të gjejë një zgjidhje për krizën në Siri dhe veçanërisht për sulmin me armë kimike në qytezën Han Shejhun të Idlibit.

Duke dënuar sulmin me armë kimike në Idlib, Nasir ka vënë në dukje se Indonezia mbështet zgjidhjen e krizës së Sirisë në rrugë paqësore dhe politike.

Ai ka thënë gjithashtu se Indonezia nuk mbështet veprimet e njëanshme të SHBA-së si rasti i goditjes së bazës ajrore të regjimit.

Ndërsa duke vënë në dukje se Indonezia nuk është palë në konfliktin në Siri, Nasir në vijim ka shtuar duke thënë se ata nxisin projekte që do të çojnë në zgjidhjen e krizës humanitare në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button