Selena Gomez kërkon një menaxher profesionist për të zëvëndësuar prinderit!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, mësohet se muajin e kaluar ka marr një vendim shumë të vështirë, jo vetëm per të por edhe për familjene saj.

Që nga viti 2004, kur ajo nisi dhe karrieren si një aktore, menaxhere ka qenë nëna Mendy Teefy dhe më pas njerku I Selenës , Brian por për shkak të shumë mosmarrëveshjeve që kanë patur ajo e ka parë të përshtatshme që të mos kenë një rol të tillë në karrierën e saj.

Tashmë ajo ka nisur që të kërkojë një menaxher profesionist për të zëvendësuar prindërit.

Arsyeja përse krijuesja e hitit ‘Slow Down’ mori një vendim te tillë ishin problemet që u krijuan në momentin që u lidh sërish me Justin Bieber. Ata kanë patur kontradita të shumta me 21 vjecaren pasi nuk ishin dakord të përsëritej e njëjta histori. Por vendosmëria e Selenës ka qenë ajo që i ka lënduar shumë ata të dy.

Sipas redaksisë së njohur të lajmeve TMZ, Selena shpesh I kujton prindërve se është një vajzë e rritur, dhe ajo fiton para për të mbajtur të gjithë ata , keshtu që vendimet I përkasin vetëm asaj.

Kjo mund të jetë dhe një nga arsyjet përse kohët e fundit nëna e këngëtares nuk ka dashur që të jap asnje intervistë. Përsa I përketë aktrimit, thuhet se Selena nuk ka në plan që të shfaqet në ndonjë film./ Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button