RDK: BDI krijoi klasën e të rinjve parazit në administratë

Në takimin parazgjedhor me rininë e RDK-së në Gostivar u prezantua platforma zgjedhore nëpërmjet një analize të gjendjes aktuale dhe duke shqyrtuat njëkohësisht mundësitë për të rikthyer shpresën e humbur për rinin shqiptare.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani theksoi se janë politikat e gabuara ekonomike dhe fiskale të qeverisë VMRO-BDI që duke harxhuar miliarda euro para publike në mënyrë jo transparente dhe joproduktive kanë sjellë ekonomin e vendit dhe qytetarët para kolapsit të likuiditetit.

“Rritja e pajustifikueshme e buxhetit të vendit për dy miliard euro për dhjetë vjet dhe rritja enorme e borxhit publikë në 5 vitet e fundit rrezikon që Maqedonia të bëhet vendi i dytë në Ballkan që do të ballafaqohet me falimentimin e paevitueshëm”, tha Rufi Osmani.

“ Këto politika të gabuara qeveritare krahas rritjes enorme të numrit të të punësuarve në sektorin publik joproduktiv janë shkaku kryesor se pse kjo qeveri ka dështuar në ofertën e saj për të zhvilluar ekonomin, për të zvogëluar papunësinë dhe për të ofruar më shumë vende pune për rinin”, tha Rufi Osmani.

Sipas Rufi osmanit, e veçanta e dështimit të BDI-së në këtë drejtim është politika e revanshizmit ekstrem ndaj kundërshtarëve politikë dhe krijimi i klasës parazitë të të rinjve që janë të punësuar dhe që marin rroga, ndërsa kjo parti nuk mund ti sistemon në vende pune dhe të bëjnë përvojë reale dhe karrierë profesionale .

Për politikat e RDK-së në kuptim të përkujdesjes institucionale ndaj të rinjve foli Elita Miniri duke potencuar se mandati qeverisë i RDK-së në Gostivar ishte mandat ku nga punësimet e përgjithshme në arsim dhe administratë, bazuar në kriteret e meritokracis dhe barazisë gjinore dhe sociale u punësuan mbi 70% të rinj të profileve të ndryshme.

Vesel Memedi theks të veçantë në diskutim i kushtoi diskriminimit institucional që pamundëson mundësi të barabarta për shkollim dhe punësim që është praktikë e instaluar në periudhën e qeverisë aktuale BDI-VMRO. Përkujdesja për rinin nëpërmjet fondeve të veçanta për shkollimin dhe punësimin e kuadrove të ri të talentuar do jenë në prioritet të angazhimit të RDK-së nëse merr mandatin e popullit shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button