Sulmet në Egjipt, rritet në 32 numri i viktimave (FOTO)

Ka shkuar në 32 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 84 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve të sotme në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga forcat e sigurisë thanë se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit në kishën Shën Gjorgji, në Tanta, ka shkuar në 21, ndërsa theksuan se ka të paktën 59 të plagosur.

Ndërkohë që sulmi është cilësuar si një sulm terrorist nga Kryeministri i vendit, Sherif Ismaili, militantë të organizatës terroriste, DEASH, kanë marrë përsipër sulmin.

Nga ana tjetër një sulm i dytë ka ndodhur në veri të vendit, në Aleksandri. Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në afërsi të kishës Shën Marku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button