Marsh protestues “Maqedonia kundër dhunës ndaj kafshëve”

Nën moton “Maqedonia kundër dhunës ndaj kafshëve” sot qindra qytetarë me kafshët e tyre në Shkup mbajtën marsh protestues, të organizuar nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes kësaj proteste, organizatorët u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të ndërpresin helmimin masiv të kafshëve endacakë dhe njëkohësisht të ndalojnë shitjen e lirë të helmeve.
Avokatja Natalija Milenkova si pjesë e Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, theksoi se qytetarët duhet të dinë se hedhja e helmit përbën vepër penale e cila ndëshkohet nga organet zyrtare.

“Varësisht nga dëshmitë që do të sigurohen nga hetuesit në vendngjarje, e njëjta mund të cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, për të cilën parashikohet mbi pesë vjet burgim. Ose të paktën, tortura dhe keqtrajtimi i kafshëve parashikon burgim prej një viti”, tha Milenkova.

Marshi protestues në Shkup pasoi pas një seri helmimesh të kafshëve endacakë nga hedhja e helmit në të gjithë qytetin si dhe pas rasteve të qenëve të vrarë dhe të varur.

Turma e njerëzve me kafshët e tyre marshuan nga Parlamenti deri në ambientet e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button