Hillary Clinton sulmohet me këpucë (VIDEO)

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton u bë pre e një sulmi me këpucë teksa ajo po mbante fjalim në një konventë në LasVegas.

Incidenti ndodhi vetëm pak çaste pasi Klinton kishte dalë përpara audiencës kur një grua tentoi të godiste ish- zyrtaren amerikane me këpucë, por nuk qëlloi dot në shënjestër.

Klinton e mori me humor një veprim të tillë duke pyetur nëse pas këtij sulmi qëndronte ndonjë anëtar i ‘Cirkut të Diellit’.

Autoritetet në LasVegas arrestuan gruan që sulmoi me këpucë ish-sekretaren Amerikane të Shtetit./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button