Rumania dëshiron marrëdhënie pragmatike me Federatën Ruse

Rumania dëshiron të ndërtojë lidhje me Rusinë në frymë të pragmatizimit dhe parashikueshmërisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Meleshkani për kanalin televiziv “Dixhi – 24” , njofoti TASS.

“Politika e Rumanisë lidhur me Rusinë është shumë e thjeshtë. Ne duam të kemi marrëdhine pragmatike dhe të parashikueshme të cilat i marrin para sysh interesat e të dy shteteve dhe bazohen në norma përgjithësisht të pranuara dhe parime të së drejtës ndërkombëtare”, tha ministri.

“Këto marrëdhënie do të zhvillohen vetëm në kushte të reciprociteti, nëse nuk janë në kundërshtim me sanskionet e vendosura nga ana e BE-së kundër Rusisë, sepse Rumania është bashkangjitur drejt kësaj politike dhe e mbështet”, deklaroi Meleshkanu.

“Ne duam të zhvillojmë dialog për temat e tilla si mospërhapja e armëve bërthamore dhe në sfera tjera, të cilat nuk bëjnë pjesë në sanksione”, tha ministri rumun i Punëve të Jashtme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button