Del në shitje në mbarë botën “Samsung Galaxy S5”

Prej sot, Samsung fillon me shitjen globale të Galaxy S5, Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo.

Të gjithë ata që për një kohë të gjatë kanë pritur ta blejnë modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5 apo pajisjet tjera të mençura prej sot mund ta bëjnë këtë.

Adhuruesit e pajisjeve të mençura të Samsung, më nuk do të duhet të presin për para-porosi të cilat zgjasin me javë, pasi që prej sot në shumicën e tregjeve Samsung Galaxy S5, Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo mund të blihen në dyqanet e kompanisë, apo rishitësit e autorizuar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo në disa vende kjo mund të bëhej edhe nga dita e djeshme. Për shembull, në dyqanet e Samsung Experience Stores në Mbretërinë e Bashkuar, përdoruesit të cilët i kanë bërë para-porositë e pajisjeve më herët e kanë pasur mundësinë e blerjes së telefonit apo pajisjeve tjera mobile dje pasdite.

Pajisjet e reja të Samsung tani janë në dispozicion për blerje në 125 shtete të botës, duke përfshirë Evropën, SHBA-në, shtetet e Lindjes së Mesme, Amerikës Latine apo Azisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button