fbpx

Europa League, Benfica – Juventus në gjysmëfinale

Shorti për gjysmëfinalet e Europa League ka vënë përballë portugezët e Benfica ndaj italianëve të Juventus dhe ka “përplasur” me njëra-tjetrën spanjollet Sevilla-Valencia.

Benfica dhe Juventus janë takuar vetëm dy herë më parë në kompeticionet evropiane. Benfica ka fituar 3-0 një ndeshje kthimi në gjysmëfinalen e sezonit 1967-68 të Kupës së Evropës, por ka humbur 4-2 takimin tjetër, i vlefshëm për çerekfinalet e sezonit 1992-93 të Kupës UEFA.

Benfica është e vetmja nga gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar kurrë Europa League ose Kupën UEFA. Megjithatë, në kompeticionin e këtij viti ekipi rezulton i pamposhtur.

Ndërsa përballja Valencia-Sevilla do të jetë e para mes tyre në një kompeticion evropian. Valencia ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Sevillas, por nuk ka fituar në 11 ndeshje në transfertë që nga maji 2004, kur fitoi 2-0.

Gjysmëfinalet do të luhen në datat 24 prill dhe 1 maj, ndërsa finalja e Europa League më 14 maj./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button