Thyen rampën në Tabanovcë që të mos paguaj doganë

51 vjeçari A.R me makinën e tij ‘opel vektra’ është nervozuar me doganierët në kalimin kufitar Tabanovc kur i janë drejtuar se duhet të paguaj doganë për pajisje teknike që e ka poseduar në veturë.

I zemëruar, A.R e ka kthyer makinën në të cilën ishte edhe gruaja e tij me prejardhje nga Shtipi, e ka thyer rampën e kalimit kufitarë dhe është larguar në drejtim të Kumanovës.

Ekipet mobile të doganave janë angazhuar në ndjekje e personit në fjalë dhe i njëjti është kapur pikën pagesore në Romanovcë. Ai tani nuk do të paguaj vetëm për pajisjet teknike por edhe dëmin e shkaktuar dhe për shkeljen e ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button