Mrekullia, që quhet rozmarinë, zbuloni të mirat e saj

Rozmarina një bimë për t’u mbajtur gjithmonë në shtëpi

Rozmarina është një nga bimët më të përdorura në kuzhinë, por shumë shpesh e shohim të rritet në gjendje të egër pothuajse kudo, ndaj mos e ndani përdorimin e saj. Në bazë të disa studimeve, rozmarina parandalon plakjen dhe vepron si antioksidues i fortë.

Mund ta përdorni për shërimin e dhimbjeve të kokës, për përmirësim të kujtesës, por edhe për stimulimin e rritjes së flokut.

Ndikon mirë edhe në sistemin e tretjes dhe njerëzit e përdorin për shërimin e kapsllëkut dhe ngërçeve në stomak.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se rozmarina stimulon sekretimin e vrerit, një element kyç në tretjen e yndyrave.

Ndikon edhe kundër infeksioneve të veshit, hundës dhe fytit.

Përveç kësaj, shëron edhe lodhjen dhe ofron lehtësim prej lodhjeve në muskuj, reumatizmit dhe nervit shiatik.

Ekstraktet e rozmarinës përmirësojnë qarkullimin e gjakut, parandalojnë humbjen e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button