Një grup luftanijesh të SHBA-së u nisën drejtë Gadishullit Korean

Marina amerikane sot kumtoi se ka dërguar një grup luftanijesh bartëse të aeroplanëve drejtë Gadishillut Korean.

“Komanda amerikane e Paqësorit urdhëroi grupi i luftanijeve ‘Karl Vinson’ të niset drejtë veriut, si masë parandaluese me qëllim të mbajtjes të garishmërisë dhe prezencës në pjesën perëndimore të Paqësorit”, deklaroi komandati Dejv Benam, zëdhënës i komandës amerikane të Paqësorit.

Hapi i tillë do t’i ris tensionet, ndërsa vijoi së shpejti pas sulmit raketor amerikan ndaj bazës ushtarake siriane, që ekspertët e vlerësuan si paralajmërim deri te Pheniani për shkak refuzimit të heq dorë nga ambiciet bërthamore.

“Koreja Veriore edhe mëtej është kërcënim numër një në atë rajon për shkak prorgamit të saj të papërmbajtur, të papërgjegjshëm  dhe destabilizues të testimit raketor dhe synimit ndaj kapaciteve të armatosura bërthamore”, theksoi komandati Benam.

Gupi i luftanijeve, detyra fillestare e të cilave ishte për portet në Austri, nisën nga Singapori drejt Paqësorit Perëndimor.

Koreja Veriore tenton të zhvillojë raketë me rreze të mëdha veprimi e cila mun ta godis territorin amerikan. Analizat e xhirimeve satelitore tregojnë se Pheniani përgatit provën e gjashtë bërthamore. Shërbimet amerikane të intelegjencës paralajmërojnë se Koresë Veriore i nevojiten më pak se dy vjet të zhvillojnë mbushje bërthamore  e cila mund të arrijë deri te pjesa kontinentale e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button