Hidhet shorti, Reali përballë Bayernit

Kampioni në fuqi i garës evropiane, Bayern Munich, do të përballet me skuadrën spanjolle Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Reali do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë që zhvillohet në Santiago Bernabeu, derisa ndeshja vendimtare do të zhvillohet në Gjermani.

Sfida tjetjër e gjysmëfinales do të jetë mes skuadrës angleze Chelsea dhe Atletico Madridit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Vicente Calderon, kurse ndeshja vendimtare do të zhvillohet në stadiumin në Angli.

Ndeshjet e para të sfidave gjysmëfinale do të zhvillohen më 22 dhe 23 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, 29/30 prill./ Portalb

Cili është parashikimi juaj për këto ndeshje?

Lajme të ngjashme

Back to top button