Gazetari Zoran Bozhinovski ka fillua grevë urie

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka filluar grevë urie në burgun e Novi Sadit ku po qëndron gati 5 muaj.

Në letrën që dërguar Gjykatës së Apelit në Novi Sad, Bozhinovski paralajmëron se grevën do ta ndërpres vetëm në rast të lirimit të tij nga paraburgimi.

‘Pasi që në Shkup në paraburgim më pret një vdekje brutale, un kam zgjedhur që të mbys veten këtu në Serbi, në paraburgim ose në liri! Nga dita e sotme fillojë me grevë urie, siç e mësova nga presidenti Tomisllav Nikolliq. Edhe aj bëri kështu që ta marrin me seriozitet. Shpresoj se fëmijët e mi do ta kuptojnë këtë vendim timin. Nga dita që do ta merrni këtë letër nuk dua as komunikime as vizita. Kamë vetëm një kërkesë dhe ajo është lirim nga paraburgimi. Pas kësaj mund të vazhdojë procedura për ekstradim dhe paralelisht me këtë edhe procedura për azil politik që e kamë kërkuar’, thuhet në letrën që Bozhinovski e dërgoi në Gjykatën e Apelit.

Bozhinovski së bashku me 19 të tjerë është i akuzuar për rastin “Spiun” në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button